Ministri Rashiq: Jam në mes të konfliktit Prishtinë-Beograd

Rashiq: Jam në mes të konfliktit Prishtinë-Beograd.

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashi, ka thënë se mendimi i tij politik nuk përputhet me qëndrimet e Qeverisë së Serbisë dhe as Qeverisë së Kosovës.

Rashiq tha se ai gjithnjë mundohet të jetë një politikan i moderuar por se tash e ka gjetur veten në mes të konfliktit midis Beogradit e Prishtinës.

“Ne, serbët në Kosovë, kemi nevojë mbi të gjitha për bashkëpunim dhe mundësi për bashkëjetesë”.

“Ne si serbë vendas duhet të jemi pragmatikë, të moderuar dhe plotësisht të përkushtuar ndaj bashkëjetesës me shqiptarët. Duhet të kuptosh sa e vështirë dhe komplekse është, sepse çfarëdo që të thuash, dikush do të të cilësojë si ‘të papërshtatshëm’, ‘të keq’, ‘tradhtar’”, tha Rashiq për REL.

Tutje, ai tha se janë në një situatë ku janë të “refuzuar nga njëra anë dhe të papranueshëm nga ana tjetër”.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!