Ministri Peci: Me projektin e ri bujqësor prej 20.2 milionë euro do ta fuqizojmë agroturizmin dhe ekoturizmin

Panairi bujqësor dhe i Energjisë së Ripërtërishme“Agrireneë 2024” është organizuar nga MBPZhR-ja në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës dhe GIZ-in gjerman.

Në këtë panair ka marrur pjesë Ministri i Bujqësisë Faton Peci dhe Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes këtij projekti madhor dhe transformues, i cili është realizuar në partneritet me Qeverinë Gjermane dhe GIZ-in, me një investim prej 20.2 milionë euro po synon fuqizimin e sektorit të agroturizmit dhe ekoturizmit, duke sjellur përfitime të mëdha për fermerët, sipërmarrësit dhe komunitetet rurale.

Ky projekt arrin shumën me investim prej 20.2 milionë euro dhe sipas ministrit Peci ky projekt për herë të parë në historinë e Ministrisë së Bujqësisë ka mundësuar një bashkëpunim të rëndësishëm për zhvillimin e sektorit të bujqësisë.

“Sot kam kënaqësinë të prezantoj një projekt madhor dhe transformues, i realizuar në partneritet me Qeverinë Gjermane dhe GIZ, me një investim prej 20.2 milionë euro. Ky projekt është rezultat i një marrëveshjeje të ratifikuar në Kuvend, e cila për herë të parë në historinë e Ministrisë së Bujqësisë ka mundësuar një bashkëpunim të tillë strategjik dhe të rëndësishëm për zhvillimin e sektorit”, ka thënë Ministri Peci.

Në kuadër të këtij projekti, Ministri ka treguar se skema është e strukturuar në tre lote të veçanta duke synuar përfshirjen e gjerë dhe ofrimin e mundësive për të gjitha nivelet e përvojës dhe kapaciteteve.
Skema e parë e grantit është e fokusuar te projektet në shkallë të vogël dhe grantet në këtë kategori janë deri në 5,000 euro, të cilat përfshijnë materialin dhe pajisjet e nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve si dhe trajnim për përdorimin e tyre.

Skema e dytë e grantit është e destinuar për përfituesit që kanë më shumë përvojë në menaxhimin financiar dhe teknik, dhe që synojnë të zgjerojnë ose diversifikojnë aktivitetet e tyre bujqësore. Grantet për këtë kategori janë nga 5,000 deri në 50,000 EUR, duke përfshirë gjithashtu pajisje dhe materiale për investime, mbështetje teknike dhe trajnim.

Skema e tretë e grantit është e përqendruar në përfituesit që do të kenë një ndikim të gjerë në stimulimin e ekonomisë lokale dhe grantet në këtë kategori variojnë nga 50,000 deri në 350,000 EUR dhe janë të destinuara për fermat e mesme dhe të mëdha, ndërmarrjet përpunuese dhe qendrat e grumbullimit të produkteve. /21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker