Ministri Liburn Aliu po hetohet për rastin e ambalazhuesve

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu po hetohet lidhur me rastin e ambalazhuesve.

Burime të “Betimi për Drejtësi” kanë bërë të ditur se Prokuroria ka marrë aktvendim për zgjerim të hetimeve, teksa Aliu po hetohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Betimi për Drejtësi” ka provuar të marrë një prononcim nga ministri Aliu lidhur me këtë rast, mirëpo i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.

Ndryshe, lidhur me rastin e ambalazhuesve, më 11 tetor 2024, Gjykata Themelore në Prishtinë ia caktoi një muaj paraburgim Naser Hafizit, i cili mban pozitën ushtruesit të detyrës së drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Sipas Dosjes së Prokurorisë Speciale, borxhi që operatorët ekonomikë kishin ndaj Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore (ARPL) në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) ishte afër 20 milionë euro. Mirëpo, Hafizi dyshohet se kundërligjshëm ka iniciuar nxjerrjen e vendimeve për zvogëlimin e borxheve. Detajet nga Dosja ndaj Hafizit për rastin e ambalazhuesvse, mund t’i gjeni: KËTU.

Paraprakisht, Gjykata Themelore në Prishtinë më 9 tetor 2024 ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës duke ia caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh, Izedin Bytyqit– zëvendëssekretar në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe armëmbajtje pa leje.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker