Ministri i Mbrojtjes  tregon se kur filluan procedurat për blerjen e raketave “Javelin”

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka thënë se miratimi i ShBA-së që Kosovës t’i shesë sistemin raketor “Javelin” është meritë e institucioneve të Kosovës, pjesëtarëve të FSK-së dhe gjithë qytetarëve.

Maqedonci ka thënë se pas ndryshimit të ligjit për FSK-në në dhjetorin e vitit 20118, kanë filluar fazat e tranzicionit për FSK-së.

I pyetur se nga kush është iniciuar blerja e sistemit raketor, pasi për këtë pati një luftë për merita nga Qeveria aktuale dhe zyrtarët e qeverive të kaluara, Maqedonci në Tëvë 1, tha se që nga viti 2019 janë identifikuar nevojat operacionale për FSK-në.

“Qysh në vitin 2019, janë identfikuar nevojat operacionale të FSK-së. Kodi FMS është hapur gjatë Qeverisë Kurti 1, më saktësisht në prill të vitit 2020, por është iniciuar më herët me një letër që është dërguar nga ish-kryeministri Haradinaj për Departamentin e Shtetit edhe pas hapjes së kodit në prill të vitit 2020 janë adresuar kërkesat jo vetëm për sistemin “Javelin” por për të gjitha sistemet tjera dhe e gjitha ka kulmuar në këtë tre vjeçar me buxhet shtesë. E gjithë rritja e blerjeve ushtarake është në këto tri vjet”, tha Maqedonci

Pranimin e kërkesës së Kosovës për blerjen e këtyre raketave e bëri të ditur më 11 janar ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Christopher Hill në një takim me presidentin serb Vuçiq.

Ndërsa, në të njëjtën ditë erdhi edhe konfirmimi nga Departamenti amerikan i Shtetit konfirmoi se Kosova ka bërë kërkesë që të blejë raketa “Javelin” në vlerë prej 75 milionë dollarësh.

Bëhet fjalë për 246 raketa të këtij lloji, që prodhohen nga SHBA-ja.

DASH-i tha se më 11 janar administrata amerikane ka njoftuar Kongresin për propozimin e programit për Shitjet e Huaja Ushtarake (FMS) për rastin e shitjes së raketave “Javelin” dhe pajisjeve të tjera të lidhura me to për Kosovën.

“Departamenti amerikan i Shtetit shpesh ka vendosur të miratojë shitjen e huaja ushtarake për Ministrinë e Mbrojtjes ës Kosovës, për përdorimin e armëve nga Forcat e Sigurisë së Kosovës”, tha DASH-i.

Kjo kërkesë pritet të miratohet edhe nga Kongresi amerikan.

Lajmet Ministri i Mbrojtjes  tregon se kur filluan procedurat për blerjen e raketave “Javelin” >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>