Ministri i Kulturës së Bullgarisë sot në Kosovë
Ministri i Kulturës së Bullgarisë, Nayden Todorov do të qëndrojë në një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.
Në kuadër të kësaj vizite e cila realizohet sot, ministri i Kulturës në Qeverinë e Kosovës, Hajrulla Çeku do të takojë homologun e tij, me ç’rast do të nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëprodhimit në kinematografi Kosovë-Bullgari.
Sipas njoftimit të ministrisë, ceremonia e nënshkrimit do të mbahet në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke nisur nga ora 12:15.