Ministri çek rrëfen për Kosovën

Ministri çek për Çështjet Evropiane Martin Dvorak në një intervistë për një media çeke “CTK” ka thënë se në Kosova ka një mbështetje të qartë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Sipas tij pengesa më e madhë për këtë gjë janë tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kjo deklaratë e ministrit çek, erdhi pas takimeve  që ai kishte këtë javë me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, më zëvendësministrin Besnik Bislimi, si dhe me dy ish-kryeministrat Ramush Haradinaj dhe Avdullah Hoti.

“Sigurisht, përkundër të gjitha kontradiktave dhe dallimeve ndërmjet partive, skena politike në Kosovë është shumë e bashkuar në valën nacionaliste”, tha Dvorak.

Në  Kosovë ai pati një takim edhe me studentët kosovarë.

Siç tha ai, i ka pëlqyer që të takohet me studentë, pasi sipas tij ata janë të sinqertë.

Dvorak e cilësoi diskutimin me studentët kosovarë si mjaft të mprehtë, i cili nuk lidhej shumë me temën e serbëve, por ata folën, për Palestinën, Hamasin dhe marrëdhëniet e Evropës dhe Republikës Çeke me Izraelin.

“Nga gjithë puna politike, më pëlqen më shumë të flas me studentët, sepse ata janë të sinqertë. Kur të pyesin diçka, nuk është për të të mërzitur apo për të të çuar në një qoshe, por sepse i intereson se si e shikon.” tha ai.

Ai e përfundoi vizitën e tij në Kosovë me një takim me pesë serbë të Kosovës në Mitrovicë.

“Edhe pas 20 vjetësh, kur isha për herë të fundit atje, mbetet një skepticizëm i thellë se në fakt nuk ka zgjidhje. Kjo të dekurajon pak kur dëshiron të ndërtosh një shpresë me njerëzit atje dhe të nxjerrësh një impuls prej tyre. ”, theksoi ministri çek.

Lajmet Ministri çek rrëfen për Kosovën >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>