Ministrat Sveçla e Aliu pritën Vitin e Ri me zyrtarët policorë në Urën e Bistricës.

Sveçla e Aliu pritën Vitin e Ri me zyrtarët policorë në Urën e Bistricës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu, dje pritën Vitin e Ri bashkë me zyrtarët policorë që ishin në pikën e kontrollit policor në Urën e Bistricës.

Ai në një postim në Facebook, ka ndarë fotografi dhe ka treguar se kanë vizituar stacionet policore në Jasenovik, Koshtovë dhe në Stacionin e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit në Jarinje.

“Ndjenjë e veçantë gëzimi e krenarie që ndërrimin e motmotit e pritëm në pikën e kontrollit policor në Urën e Bistricës, bashkë me zyrtarët policor që ishin në detyrë dhe me Ministrin Liburn Aliu me të cilin kemi pasur bashkëpunim intenziv në vitin që lamë pas”, thuhet në postim.

“Para kësaj vizite në Bistricë, u mblodhëm në Mitrovicë me pjesëtarët e të gjitha Njësiteve që ishin në detyrë, për të festuar vitin e ri ndërsa vazhduam vizitat edhe në stacionet policore në Jasenovik, në Koshtovë dhe në Stacionin e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit në Jarinje”.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!