Ministrat e Jashtëm të Ballkanit dhe BE-së flasin për mbrojtjen dhe sigurinë

Ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian do të zhvillojnë sot një takim jozyrtar, në Luksemburg.

Gjatë takimit do të shkëmbehen mendime për Ballkanin Perëndimor, me pjesëmarrjen e ministrave të Punëve të Jashtme të Serbisë, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Kosovës.

Takimi do të ketë në fokus bashkëpunimin dhe sfidat në politikën e jashtme dhe të sigurisë dhe integrimin gradual të vendeve të rajonit kur bëhet fjalë për respektimin e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së.

Ministrat e Jashtëm të rajonit do të kenë gjithashtu edhe takime bilaterale me zyrtarë të BE-së e disa shteteve.

Lajmet Ministrat e Jashtëm të Ballkanit dhe BE-së flasin për mbrojtjen dhe sigurinë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>