Milazim Krasniqi ‘godet’ deputetin Dimal Bashën: T’i thuhet KFOR-it “lësho udhë” duhet të jesh shumë budalla

Milazim Krasniqi e ‘godet’ Dimal Bashën: T’i thuhet KFOR’it “lësho udhë” duhet të jesh shumë budalla.

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka folur për deklaratën e deputetit të VV’së, Dimal Basha, i cili i tha KFOR’it “nëse dëshiron të qëndrojë indiferent ndaj kriminelëve, atëherë sipas tij “le t’ia lëshojë udhën Policisë së Kosovës”.

Krasniqi tha se t’i thuhet KFOR-it lësho rrugë duhet të jesh budalla.

“T’i thuhet KFOR-it “lësho udhë”, duhet të jesh shumë budalla. Nëse KFOR do të lëshonte udhë, duke injoruar rezolutën 1244, vakumin do ta mbushte policia dhe ushtria e Serbisë. Kaq gjë do të duhej ta dinte edhe deputeti më injorant edhe këshilltari më spekulant”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Kërkesa e SHBA dhe e BE-së ka qenë që çështja e targave të shtyhej për dhjetë muaj. Qeveria Kurti nuk i dëgjoi. Po të shtyhej zbatimi i atij vendimi, nuk do të dilnin serbët nga institucionet, nuk do të shpalleshin e shtyheshin zgjedhjet lokale atje, nuk do të kishte sulme ndaj institucioneve atje, nuk do të kishte arrestime e rrjedhimisht nuk do të kishte barrikada. Pra, refuzimi ndaj SHBA e BE-së ia ka dhuruar Serbisë pretekstin për prodhimin e kësaj krize zingjirore, në dëm të stabilitetit të Kosovës. Pa e kuptuar këtë gabim, qeveria Kurti nuk mund të dalë nga qorrsokaku. Ndërsa, duke e etiketuar KFOR-in, siç po bëjnë disa zyrtarë të LVV, qeveria vetëm mund ta përkeqësojë pozitën e vet. Pse? Sepse KFOR ka mandatin nga rezoluta 1244 dhe i ka vlerësimet e veta.

Nuk vepron sipas humorit të Albin Kurtit dhe fanatikëve të tij fantastë. Nëse ka deputet e këshilltarë politikë të Kurtit, që nuk kuptojnë kaq send, mjerë për ne! T’i thuhet KFOR-it “lësho udhë”, duhet të jesh shumë budalla.

Nëse KFOR do të lëshonte udhë, duke injoruar rezolutën 1244, vakumin do ta mbushte policia dhe ushtria e Serbisë. Kaq gjë do të duhej ta dinte edhe deputeti më injorant edhe këshilltari më spekulant. Në të vërtetë, disa politikanë nuk e patën kuptuar mandatin e KFOR-it as në vitin 2004, por na ndodhi hataja. Ata që mbajnë mend, e dinë si përfundoi tragjikisht konfrontimi me KFOR-in. Pra, këshilla ime modeste për këta injorantë e aventurierë është: me KFOR-in mos u kruani. Vazhdoni të llomotitni në rrjete sociale kundër ne shqiptarëve, boll e keni atë mision pervers.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!