Milan i afrohet trofeut të dytë të sezonit pasi eliminon Inter

Futbollistët e Milan arritën në finalen e Kupës së Italisë duke mposhtur rivalin e tyre të qytetit Inter me rezultat 3:0.
Ndeshja e parë, ku Milan ishte mikpritës në “San Siro”, përfundoi 1:1, kështu që sonte pritej epilogu.
Joviq shënoi dy gola në minutat 36-të dhe 49-të, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Tijjani Reijnders në minutën e 85-të.
Milan kalon në finalen e Kupës ku do të luajë kundër Bologna, e cila nesër pret si vendës Empolin. Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 3:0 për Bologna.
Kujtojmë, Milan sivjet fitoi Superkupën e Italisë duke mposhtur Juventus dhe Inter, përkatësisht në gjysmëfinale dhe finale.