​Milan fiton me një lojtar më pak kundër Udinese

Futbollistët e Milan kanë arkëtuar tri pikë të reja, duke mposhtur sonte në “San Siro” skuadrën e papërshtatshme Udinese me rezultatin minimal 1:0, duke ashpërsuar garën për luftën për titullin e ri në edicionin e ri të garave në Serie A.

Samuel Chukwueze solli kuqezinjtë në epërsi në minutën e 13-të pas asistimit të Christian Pulisic për 1:0.

Ekipi i Paulo Fonseca mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Tiijani Reinders u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 29-të, pas ndërhyrjes së palejuar ndaj Sandi Lovriq.

Deri në fund të takimit shifrat mbetën të pandryshuara në fushë pasi një gol i Udineze u anulua në minutën 45 pas shikimit të VAR-it.

Milan në këtë mënyrë arriti deri te fitorja e katërt pas tetë xhirosh, me 14 pikë të renditura në vendin e katërt, po aq sa kanë edhe Inter e Juventus në pozitat dy dhe tre, dhe Lazio në pozitën e pestë, teksa garës në luftën për titull vazhdon t’i prijë Napoli me 16 pikë, i cili nesër takohet si mysafir kundër Empolit.

Në ndeshjet tjera të ditës së sotme Como 1907 dhe Parma u ndanë në paqe duke luajtur pa fitues 1:1, sikurse edhe Genoa e Bologna, por me rezultatin 2:2, teksa është duke u zhvilluar edhe derbi Juventus – Lazio.

Përveç Empoli-Napoli, nesër zhvillohen edhe ndeshjet e tjera Lecce-Fiorentina, Venezia – Atalanta, Cagliari-Torino dhe derbi tjetër i javës ndërmjet skuadrave të mëdha Roma-Inter.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker