“Mik i afërt i Vuçiç”/ Çfarë e bëri Taravarin të pendohej që editoi postimin me akuza për Ramën

“Mik i afërt i presidentit serb, Aleksandar Vuçiç”! Kështu e quajti mbrëmë Arben Taravari kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në një postim teksa shfryente inatin e tij politik ndaj kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Por, kryetari i shkarkuar tashmë i Aleancës për Shqiptarët, mesa duket është penduar dhe postimin “e nxituar” të mbrëmshëm, e ka edituar, duke e larguar kryeministin Rama nga statusi i tij akuzues e të mbushur me gjuhë të urrejtjes.

Ndonëse Taravari njihet si kryetar Facebooku i cili jep opinionet e tij vetëm në profilin personal në Facebook, mesa duket shkarkimi i ka bërë dëm, sepse ai më nuk di as se çfarë flet, as çfarë komenton apo kënd po e akuzon.

Në vazhdim statusi i ndryshuar i Taravarit:

Postimi fillestar i Taravarit

Postimi i ndryshuar i Taravarit

Kujtojmë që pak ditë më parë ishte Ardian Limani, Sekretari personal i Arben Taravarit i cili në një postim në rrjetet sociale e quajti Edi Ramën agjitprop dhe argat sivëlla të Ali Ahmetit. I njëjti shkoi edhe më tej në reagimin e tij ku shkruante se Edi Rama është më i keq se Ramiz Alia.

Njëri krah i forcës politike që u themelua vite më parë nga Ziadin Sela me dell patriotik dhe ideal kombëtar, sot është shndërruar në “patericë” e VMRO-së së “kukullës” së Nikola Gruevskit, Hristian Mickoski.

Arben Taravari u shkarkua të shtunën nga Kuvendi Qendror dhe në 18 shkurt, anëtarët e Aleancës për Shqiptarët do të zgjedhin kryetarin e ri.

Mbetet e paqartë sesi një politikan tashmë i afirmuar si Arben Taravari që të punojë për interesat e VMRO-DPMNE dhe të serbëve që fshihen pas tyre. Dhe përpjekja e VMRO-së që merr direktiva nga Beogradi, është që të zhvlerësojë sa të mundet përmes Taravarit, votën e shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare të 8 Majit. Siç mund të kuptohet, ky tashmë nuk është vetëm misioni i VMRO-së, por edhe i Arben Taravarit i shndërruar në “plaçkë tregu” për serbo-maqedonasit. Misioni i Taravarit nuk ndryshon nga ai i VMRO-DPMNE: Të zhvlerësojë në maksimum votën e shqiptarëve dhe për rrjedhojë reduktimin e numrit të deputetëve në Kuvend. Kjo do të përkthehej në kthim në pikën zero për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Lexo edhe:

Sekretari personal i Arben Taravarit sulmon Edi Ramën: Je më i keq se Ramiz Alia!

Lajmet “Mik i afërt i Vuçiç”/ Çfarë e bëri Taravarin të pendohej që editoi postimin me akuza për Ramën >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>