Miftaraj për vonesën e pagave: Në një shtet normal nëse nuk dorëhiqet ministri, shkarkohet nga kryeministri

Ehat Miftaraj nga IDK ka thënë se mos procesimi i pagave në sektorin publik për shkak të neglizhencës, keqplanifikimit ose mos ushtrimit të përgjegjësive sipas ligjit, në një shtet normal do të pasonte me dorëheqje morale të Ministrit.

“Në një shtet normal që udhëhiqet nga parimet minimale të qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit, nëse ministri nuk ofron dorëheqje, shkarkohet nga Kryeministri.

Fatkeqësia është se e njejta ministri dhe i njejti ministër i përkrahur nga Kryeministri Kurti dhe qeveria në pushtet e ka shëndrruar në praktikë refuzimin e zbatimit të ligjeve që lidhen me të drejtat e pensionistëve, pensioneve bazë dhe pensioneve të fituara me ligje tjera.”, ka shkruar Miftaraj.

Më tej ai pati një kritikë edhe për prokurorinë.

“Sigurisht, kur Prokuroria ska guxim as profesional e as interes me i mbrojte të drejtat e qytetarëve, vinë pah ministra të tillë që dalin mbi ligjin dhe dhunojnë të drejtat e qytetarëve.”, ka përfunduar Miftaraj./21Media


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker