Mickoski: VMRO-DPMNE do të paraqesë iniciativë për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor

Kryeministri Hristijan Mickoski në profilin e tij në Facebook shkruan se deputetët e VMRO-DPMNE-së do të parashtrojnë iniciativë për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor.

Mickoski thotë se bindja e tij e thellë është se ky institucion është “pjesë e sistemit të korrupsionit, padrejtësisë dhe zhgënjimit”.

“Shteti dhe qytetarët kanë nevojë për drejtësi dhe drejtësia mund të arrihet përmes reformave të thella dhe ndryshimeve serioze përballë praktikave të kaluara të abuzimit që kanë hedhur rrënjë të thella në sistem”, shkruan mes tjerash Mickoski. /TV21

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker