Mickoski për incidentin e Osmanit: S’duam të përsëritet

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është gjithmonë e mirëpritur në vendin e tij duke shprehur keqardhje për incidentin e fundit në Aeroportin e Shkupit.

Gjatë një konference për media pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Mickoski ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore mes dy vendeve dhe shprehu angazhimin e tij për të shmangur përsëritjen e incidenteve të tilla në të ardhmen.

Ai ka shtuar se kur të lajmërohet në kohë herën tjetër do të jetë i pranishëm në aeroportin e Shkupit për ta pritur personalisht presidenten Osmani.

“I hapëm edhe temat që për dy shtetet në nivel politik janë të rëndësishme veçanërisht ngjarja e fundit që ndodhi më 2 gusht me presidenten e Kosovës po ashtu nga të pranishmit u nënvizua se sipas informacioneve që i kemi nga aeroporti TAV është se ndiqen standardet e qarta dhe procedurat ndërkombëtarë kur kemi fluturime komerciale dhe se në këto procedura i nënshtrohen edhe unë si kryeministër, presidentja dhe të gjithë personat zyrtar që kalojën pjesën VIP, që unë nuk e përdori por si qytetarët e rëndomtë. Por kjo për ne shkaktoi në një ndjenjë që na vjen keq, dhe nuk duam të përsëritet, unë personalisht theksova se presidentja e Kosovës është e mirëseardhur si dhe qytetarët e Kosovës, dhe herën e ardhshme kur marrë informatën në kohë do të kem kënaqësi ta pres si nikoqr në aeroportin e Shkupit dhe bashkë me mua dhe bashke ta shoqërojë në kohën qe do ta kalojë në Aeroportin e Shkupit, që t’u shmangemi këtyre incidenteve dhe veçanërisht sjelljeve te individëve, qe është problemi i yni i brendshme, që do ta zgjidhim brenda shtetit tonë”, ka deklaruar ai.

Lajmet Mickoski për incidentin e Osmanit: S’duam të përsëritet >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker