Mickoski: Dua ta dëgjoj qëndrimin e Taravarit! Bashkëpunimi i tij me BDI-në, i papranueshëm

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski tha se ka komunikim në baza ditore me ministrin e Shëndetësisë, njëherit edhe kryetarin e ASH-së, Arben Taravari, por siç tha, do të ketë një takim ku do të diskutohet për bashkëpunimin e mëtejshëm në qeveri dhe bashkëpunimin eventual të Taravarit me BDI-në.

Mickoski tha se për të është i papranueshëm bashkëpunimi i Taravarit me BDI-në, që siç e quan, në rast bashkëpunimi mes dy partive, është një nënçmim për ASH-në.

“Me z. Taravarin kemi komunikim të rregullt të përditshëm si kolegë në qeveri. Unë si kryetar ndërsa ai si ministër i resorit përkatës. Kështu që në atë aspekt nëse komunikojmë, ja e konfirmoj po, në bazë ditore komunikojmë. Ndërsa nëse referoni në takim ku do të hapet tema për funksionim të mëtutjeshëm në korniza të qeverisë dhe bashkëpunimin eventual të tij me opozitaren BDI në zgjedhjet lokale e kështu me radhë. Takim të tillë do të ketë javën tjetër, mendoj që nesër. Duhet ta shikojë orarin, mendoj se është nesër nëse nuk gënjehem. Në atë takim qartë dua të dëgjoj qëndrim që edhe mediat do ta dëgjojnë qëndrimin. A është e saktë se ka marrëveshje mes partisë së z.Arben Taravarit dhe Bashkimit Demokratik për Integrim, se në së paku 5 ose 6 komuna, të mos i spekulojmë emrat, ku ai do të nxjerrë kandidat, Bashkimi Demokratik për Integrim nuk do të nxjerrë kandidatë për kryetar të komunave, që fillimisht do të thotë nënçmim i vetvetes, si parti politike, dhe e dyta se heshtazi do ta mbështesin. Kjo për mua është e papranueshme si kryetar i qeverisë”, tha Mickoski.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker