Mezi po e presin liberalizimin, mërgimtarët ia hapin dyert familjarëve nga Kosova

Mërgimtarët ia hapin dyert familjarëve nga Kosova, mezi po e presin liberalizimin.

Të mërkurën e 14 dhjetorit të këtij viti, Presidenca e Këshillit dhe përfaqësuesit e Parlamentit Evropian arriti marrëveshje për projekt-rregulloren për udhëtimin pa viza për poseduesit e pasaportave të lëshuara nga Kosova.

Rregullat e reja do t’i lejojnë mbajtësit e pasaportave të Kosovës të udhëtojnë në Bashkimin Evropian pa vizë, për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180 ditore.

Ky përjashtim nga kërkesa për vizë do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) dhe në çdo rast jo më vonë se 1 janari i vitit 2024.

Në një sondazh të realizuar nga Klankosova.tv në pyetjen se “A besoni vërtet se kosovarët do të mund të lëvizin lirshëm në Zonën Schengen më 1 janar 2024?”, 47.51 për qind janë përgjigjur me “Po”, pra se besojnë që liberalizimi i vizave do të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit 2024.

Me t’u afruar afati kur kosovarët do të mund të lëvizin lirshëm në vendet evropiane afrohen edhe mundësitë që t’iu shtohen vizitat familjarëve që jetojnë nëpër Evropë.

Por, sa janë të entuziazmuar mërgimtarët që regjimit të vizave po i vie fundi?

Për Minator Ukehaxhajn nga Deçani i cili tash e disa vite jeton në Gjermani, për Klankosova.tv është shprehur se mezi po pret që të ndodh liberalizimi i vizave.

Vizitat nga familjarët që jetojnë në Kosovë, është gjëja e parë që Minatori e pret pasi të hiqen vizat.

“Shpresojmë që të bëhet liberalizimi i vizave sa më shpejtë, sepse vetëm vendi ynë ka mbet pa viza. Ne si mërgimtar mezi presim që të ndodh kjo gjë, që t’i presim të na vijnë të afërmit tanë që i kemi në Kosovë, e që mundohemi t’i vizitojmë çdo pushim”, tha ai.

Ukehaxhaj gjithashtu u shpreh se kjo është një mundësi e mirë për të gjithë që jetojnë në Kosovë, sepse do të mund të vizitojnë vende të reja.

“Edhe për neve do të jetë lehtësim, sepse në vend që të bëhemi gati çdo pushim e të vijmë në Kosovë, do bëhemi gati që t’i presim familjarët tanë që të vijnë këtu. Edhe ata do të mund të vizitojnë vende të reja, të dalin nga përditshmëria e tyre, e të vijnë ta shohin jetën që ne e bëjmë”, u shpreh tutje ai.

Faktit se liberalizimi i vizave për Kosovën pritet të ndodh deri në vitin 2024, i gëzohet edhe Imer Shala nga komuna e Pejës, që poashtu jeton në Gjermani.

Sipas Shalës, gëzimin e tij dhe të familjes së tij se do t’u shkojnë të afërmit atje, nuk e zbeh as

“I gëzohemi faktit që është duke ndodhë kjo ngjarje e shumëpritur. Pavarësishtë qe e kemi një hapësirë te kufizume,ju presim me zemër”, tha Shala.

Ai për Klankosova.tv. shpreh se i vjen mirë edhe që bashkëatdhetarët e tij do ta t’i kuptojnë edhe sfidat nëpër të cilat ata kalojnë.

“Po gëzohem edhe për faktin që keni me na kuptu botën tonë,vendin e hujë dhe vështirësitë për adaptim.Kursime tona të fundit besoj do ti kishim shpenzu,veç me ardhë me prit bashkë ni festë,te paktën”, u shpreh Shala.

Edhe çifti Gresa dhe Fatos Sylaj nga Gjilan, të cilët jetojnë jashtë vendit, po presin me padurim që të ndodh liberalizimi i vizave.

Gresa për Klankosova.tv u shpreh se këtë vendim po e pret me emocion shumë të madh.

“Sa i përket liberalizimit të vizave, unë personalisht jam pro këtij veprimi, po e pres me emocion të madh, ngase pres vizita nga familjarët. Kjo është e veçanta dhe e mira e këtij veprimi. Privilegje të shumta kuptohet që ka, por nga ana ime më gëzon më së shumti kjo arsye“, tha ajo.

Me të njëjtin emocion, liberalizimin e vizave po e pret edhe bashkëshorti i saj, Fatosi, i cili thotë se heqja e tyre do të ishte një lehtësim për të dyja palët.

Ai për Klankosova.tv shpreh se një vendim i tillë do t’u hapte të rinjëve dyert për lëvizjen e lirë dhe afrimin me tregun e punës.

„Do të ishte një lehtësim i madh për të rinjtë e Kosovës sepse i hap dyert për lëvizjen e lirë dhe afrimin me tregun e punës“.

“Besoj që do të ishte nje lehtësim i madh edhe për faktin se e ndërron kahjen e pushimeve dhe i shpeshton takimet me familjarët se pastaj nuk do të jemi vetëm ne që shkojmë, por edhe presim. Padyshim do të ishte një lajm i mirëseardhur për të dy palët”, u shpreh tutje Sylaj.

Kujtojmë se është Republika çeke ajo e cila e mban presidencën e Këshillit të BE-së deri më 31 dhjetor 2022.

Ndërkohë, sipas sistemit të rotacionit me nga gjashtë muaj, këtë detyrë do ta mbajnë për 12 muajt e vitit 2023, së pari Suedia, e pastaj Spanja.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!