Meta takohet me kreun e KMSH, Bujar Spahiu: Bashkësive fetare t’u kthehen pronat

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është takuar me kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Bujar Spahiu.

Meta u shpreh se gjatë bisedës me kreun e KMSH ndau urimet e përzemërta për Muajin e Madhërishëm të Ramazanit.

Kreu i PL-së theksoi se bashkësive fetare duhet t’u kthehen pronat dhe të kompensohen sa më parë.

“Të intensifikohen përpjekjet për të bërë të mundur kthimin e pronave bashkësive fetare dhe kompensimin e tyre sa më parë”, tha ai.

Ndërsa shtoi se vlerat e paqes e sigurisë duhet të ruhen si sytë e ballit.

Postimi:

Zhvillova sot një takim të ngrohtë me Kryetarin e Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Bujar Spahiu, me të cilin ndava urimet më të përzemërta për Muajin e Madhërishëm të Ramazanit. E përgëzova z.Spahiu për rizgjedhjen në këtë detyrë të rëndësishme dhe i shpreha vlerësimin tim për rolin e shquar të Komunitetit Mysliman Shqiptar, që nga themelimi i shtetit shqiptar e deri në ditët e sotme, në promovimin e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare në vend, si dhe në forcimin e shtetit tonë.
Vlerësova faktin se Komuniteti Mysliman Shqiptar tradicionalisht ka qenë faktor stabiliteti, paqeje e mirëkuptimi në shoqërinë shqiptare, vlera të cilat duhen ruajtur si sytë e ballit.

Komuniteti Mysliman Shqiptar, ashtu edhe të gjitha bashkësitë fetare në vend, kanë një rol të jashtëzakonshëm për forcimin e vlerave kombëtare, ndalimin e shpopullimit, mbajtjen e rinisë larg veseve, drogës dhe kriminalitetit, që dëmtojnë kohezionin social dhe shkatërrojnë familje dhe jetë njërëzish. Të intensifikohen përpjekjet për të bërë të mundur kthimin e pronave bashkësive fetare dhe kompensimin e tyre sa më parë. Në Muajin e Madhërishëm të Ramazanit u bashkohem lutjeve për agjërim të lehtë dhe të pranuar, për bekime, shëndet dhe lumturi në çdo familje shqiptare!

Lajmet Meta takohet me kreun e KMSH, Bujar Spahiu: Bashkësive fetare t’u kthehen pronat >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>