Meta nuk pëmbahet, flet për tradhti “në nivele të larta” brenda PL: Është një qenie e pështirë

Ilir Meta thotë se Partia e Lirisë ishte një organizim i çorganizuar. I ftuar në emisionin “Opinion”, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se tradhtia në forcën politike që ai drejton ka qenë në nivele të larta.

A mund të ma thuash se çfarë ka ndodhur në Partinë e Lirisë që ju keni bërë denoncime?

Ilir Meta: Këta janë çështje që nuk i interesojnë shumë publikut.

A keni gjetur përgjues në zyrën tuaj? A ka qenë në përgjim telefoni juaj?

Ilir Meta: Nuk kam asnjë merak dhe asnjë shqetësim. Unë tërë jetën jam në përgjim. Kam gjithë jetën në përgjim dhe nuk kam asnjë shqetësim për këtë punë. Tani, vijmë tek Partia e Lirisë ka patur një problem të madh sepse ka patur një organizim të çorganizuar.

Të qëllimshëm apo të paqëllimshëm?

Ilir Meta: Në nivelet e larta, zakonisht nuk ka gabime, ka tradhti. Që selia e Partisë së Lirisë të mos ketë roje nate 6 muaj dhe kryetari i Partisë së Lirisë të mos e dijë dhe ta marrë vesh vetëm kur emëron një burrë fisnik drejtor të organizimit, kjo është shumë e rëndë. Në kushtet kur kjo parti është target i Ramës.

Tradhtia jo vetëm që ka emër, por tradhtarin e përdorin të gjithë dhe askush nuk e do. Në fund fare është një qenie e pështirë. Mbetet për t’i lënë kohës kohën e vet.

Lajmet Meta nuk pëmbahet, flet për tradhti “në nivele të larta” brenda PL: Është një qenie e pështirë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>