Meta e akuzoi për pazare me Ramën, Basha i përgjigjet: Ke marrë malet për t’iu fshehur drejtësisë

Kreu i PD, Lulzim Basha nuk ka ndalur akuzat ndaj Edi Ramës dhe Sali Berishës që pas arritjes së paktit “Reithemelim-PS”. Në deklaratën e tij para demokratëve, Basha tha se ata janë politika e vjetër ku për interesat e tyra personale të cilat shkojnë kundër shqiptarëve, bëjnë pazare. Në politikën e vjetër Basha përfshihu edhe Ilir Metën duke u shprehur “treshja e vjetër e politikës që bëjnë pazare mes njëri-tjetrit”.

Meta nuk priti gjatë dhe iu kundërpërgjigj Bashës, duke thënë se pazarxhiu i vërtetë është ai i cili bëri Pazar me Ramën në 2017 duke rikujtuar se dogji mandatet apo dhe shtyrjen e zgjedhjeve lokale.

“Nuk bëhesh i ri duke lyer flokët. Siç ishte pazari edhe i djegies së mandateve, siç ishte pazari edhe për zgjedhjet lokale që i ra në gjunjë presidentit për të shtyrë zgjedhjet lokale dhe që e shtyu. E vendosi vetë datën e zgjedhjeve lokale dhe nuk e regjistroi PD në KQZ sic u regjistruan partitë e tjera të opozitës.

Të gjithë e dinë kush është pazarxhiu, e ka në ballë. Sa i takon pastaj të vjetër të rinj, e thashë që sado të lyhen flokët nuk ka rini aty ku shkëlqen mashtrimi”, – tha Meta

Por i menjëhershëm ishte reagimi Bashës mbi këtë akuzë nga ana e Metës. Basha jo vetëm i qëndron fjalëve të tija, por shton se “Jo vetëm që janë në pazar me njëri-tjetrit, por dihet se kur mblidhen bashkë Rama, Berisha dhe Meta diçka po luajnë në kurriz të shqiptarëve.”

“Politikanët e vjetër të tranzicionit të stërzgjatur shqiptar nuk e kanë thjesht betejën me Partinë Demokratike, por, mbi të gjitha, ata e kanë me popullin shqiptar. Jo vetëm që janë në pazar me njëri-tjetrit, por dihet se kur mblidhen bashkë Rama, Berisha dhe Meta diçka po luajnë në kurriz të shqiptarëve. Këtë radhë janë bërë bashkë në një aleancë të re kundër SPAK-ut dhe kundër Reformës Zgjedhore, sepse vetëm kështu mund të vijojnë me pazaret e vjetra të bëra në kohë të reja.

Personalisht nuk impresionohet nga deklaratat e atyre që kanë marrë malet për t’iu fshehur drejtësisë, por një gjë është e sigurt: nuk u ka mbaruar vetëm koha, por edhe rruga. Dhe kur të mbaron rruga, nuk ka mal që të bën derman.”

Lajmet Meta e akuzoi për pazare me Ramën, Basha i përgjigjet: Ke marrë malet për t’iu fshehur drejtësisë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>