Mësuesi 63 vjeçar në Vushtrri akuzohet se ngacmoi seksualisht nxënëset e klasës së 6-të, suspendohet

Në media u raportua se është suspenduar një mësues 63-vjeçare në Vushtrri, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht nxënëset e klasës së 6-të. Express ka kontaktuar me kryetarin e komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, Jeton Salihun nga komisioni disiplinor në këtë komunë dhe Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se mësimdhënësi është suspenduar, mirëpo shtoi se informata tjera duhet të kërkohen nga komisioni disiplinor i komunës.

“Është suspenduar në bazë të legjislacionit në fuqi”, tha Idrizi.

Express ka kontaktuar me Jeton Salihun nga komisioni disiplinor, i cili tha se janë njoftuar nga Prokuroria në Mitrovicë se është ngritur aktakuzë ndaj mësimdhënësit.

“Sipas ligjit në fuqi ne e kemi suspenduar me 50 % të pagës deri në përfundimin e procesit penal ndaj tij. Ne kemi kërkuar nga Prokuroria e Mitrovicës se deri ku ka shkuar procesi ndaj këtij mësimdhënësi dhe ata nëpërmjet një shkrese na kanë njoftuar se kanë ngritur aktakuzë dhe ne menjëherë kemi marr masat e suspendimit sepse paraprakisht edhe kemi mbajtur seancat rreth këtij rasti”, ka thënë Salihu.

Për këtë rast janë deklaruar edhe nga Prokuroria në Mitrovicë. Zëdhënësi Valon Preteni tha për Express se është pranuar kallëzim penal për personin me inicialet F.K për “Ngacmim seksual”

Preteni shtoi se më 20 dhjetor, ndaj mësimdhënësit është ngritur aktakuzë për “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Ngacmimi Seksual”.

“Lidhur me kërkesën tuaj njoftoheni se Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka pranuar kallëzimin penal ndaj personit me iniciale F.K., për veprën penale “Ngacmimi seksual”. Rasti është trajtuar, janë zhvilluar hetimet kundër të dyshuarit, dhe pas hetimeve me datë 20 dhjetor 2022 kundër të pandehurit është ngritur aktakuzë në drejtim të veprave penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Ngacmimi Seksual””, tha Preteni.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!