Messi konfirmohet si MBRETI i futbollit botëror – Argjentina triumfon me penallti ndaj Francës

Argjentina e ka fituar Kupën Botës për herë të tretë në histori, duke mposhtur Francën përmes penalltive, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me rezultat 3-3.

Argjentinasit e nisën më mirë ndeshjen, duke mbajtur nën presion kampionin në fuqi.

Ishte minuta e 21-të e takimit, kur Ousmane Dembele e rrëzoi Angel di Marian brenda zonës së rreptësisë.

Edhe pse ishte një rrëzim i lehtë brenda zonës, gjyqtari Szymon Marciniak e mbajti atë qëndrim.

Nga pika e bardhë, Messi shënoi në minutën e 24-të, duke i dhënë Argjentinës epërsinë.

Pasi 35-vjeçari shënoi nga penalltia në minutën e 24-të, argjentinasit vazhduan me paraqitje brilante.

Ky mund iu shpërblye, pasi shënuan edhe golin e dytë.

Ishte Alexis Mac Allister që e gjeti në mënyrë perfekte Di Marian, që realizoi për 2-0 në minutën e 36-të.

Franca më pas tentoi të kthehej në lojë, duke larguar nga loja Olivier Giroud dhe Ousmane Dembele në minutën e 41-të, duke futur Kolo Muanin dhe Marcus Thuram në vend të tyre, derisa ishin shtatë minuta lojë shtesë – por pa ndonjë ndryshim në rezultat nga Les Blues.

Edhe 45 minutat e dytë nisën më mirë për Argjentinën, duke krijuar hapësira të mëdha në çdo cepë të fushës, derisa Julian Alavrez (59’) testoi Llorisin, por që ky i fundit ishte i vëmendshëm.

Ishte një moment shokues për Francën, pasi në minutën e 68-të të takimit, ata regjistruan goditjen e parë në portën e argjentinasëve dhe ishte e plogësht.

Më pas, Les Blues intervenuan me dy zëvendësime të tjera, me Didier Deschamps që largoi Theo Hernandez dhe Antoine Griezmannin, për të inkuadrua Eduardo Camavingan dhe Kingsley Comanin.

Këto zëvendësime sollën ndryshim të madh në taktikat e tyre, ndërsa pasuan më pas dy gola.

Nicolas Otamendi shkaktoi penallti, duke rrëzuar një lojtar të Gjelave në minutën e 79-të.

Nga pika e bardhë, Kylian Mbappe u tregua i saktë dhe ngushtoi rezultatin në 2-1.

Ishte minuta e 82-të e takimit, kur ylli i Paris Saint-Germain bashkëpunoi me Marcus Thuram dhe i barazuan shifrat në 2-2.

Në minutën e 97-të, Messi lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, por mrekullisht intervenoi gardiani i Francës.

Në tetë minutat shtesë nuk pati më gola, duke bërë që ndeshja të shkojë me dy herë nga 15 minuta.

Në 15 minutat e parë të vazhdimeve, rastin më të mirë e pati Lautaro Martinez në minutën e 105-të, kur doli përballë Llorisit, por nuk ia doli ta mposhte francezin.

Ndërsa, në 15 minutat e dytë Messi bëri mrekulli dhe ia riktheu epërsinë Argjentinës në minutën e 109-të të takimit, duke zënë francezët të pafuqishëm për ta larguar topin nga vija e portës.

Derisa 35-vjeçari e riktheu epërsinë për argjentinasit në minutën e 109-të të ndeshjes, ndodhi sërish befasia.

Kylian Mbappe ia doli të realizonte het-trik, që është i pari në histori të finaleve të Kampionatit Botëror.

Në minutën e 118-të, ylli francez shënoi nga penalltia për 3-3, duke bërë që finalja të shkonte në gjuajtjen e penalltive.

Lajmet Messi konfirmohet si MBRETI i futbollit botëror – Argjentina triumfon me penallti ndaj Francës >> Njeshi.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!