Mësoni si formohet kanceri i gjirit dhe vërejtjes së shenjave…

Doktoresha pranë Klinikës së Onkologjisë, Vildane Goga në ”Për ditë të Mbarës” të RTV21 ka folur për shenjat e kancerit të gjirit.
”Nuk do të thotë se është moshë e prerë, tek femrat që kanë faktor të rrezikut të lartë mbi 20 % që përcaktohen me metoda të ndryshme kta faktor të rrezikut ajo duhet me ju nënshtru ekzmainimeve të mamografisë ose rezonacnes magnetike apo edhe intervenimeve me radikale per me zbuklu kancerin e gjirit para moshes 40 vjecare”, tha Goga.
Me rastin e fillimit të muajit tetor që njihet si muaji rozë për ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit, Ministria e Shëndetësisë ka lansuar fushatën ndërgjegjësuese me moton “Kancerin e gjirit e mposhtim së bashku”.
Në kuadër të kësaj fushate u bë thirrje ndaj grave që të bëjnë kontrolle dhe mamografi në mënyrë që të zbulohet sa më herët sëmundja.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se kjo fushatë është bërë e përvitshme dhe se sipas tij po shënon rezultat sepse tani është rritur numri i grave që lajmërohen në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes së kancerit të gjirit.