Mësoni çfarë domethënie kanë tri ngjyra në pastën e dhëmbëve

Secila nga tri ngjyrat ka ndikimin e vet shëndetësor të rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit të dhëmbëve

Përbërësit e pastës së dhëmbëve shpesh janë objekt debati, mirëpo ekspertët thonë që vetëm mund të na kursejë pastën e dhëmbëve nga prejardhja e paverifikuar.

Është me rëndësi të lani dhëmbët dy herë në ditë për çdo ditë, ndërkaq pos pastës së dhëmbëve, është me rëndësi edhe mënyra e larjes së dhëmbëve.

Secili nga ata “shirita” në pastë dhëmbësh ka përbërës të ndryshëm, si edhe ndikim të ndryshëm.

Ja se çfarë do të thonë ata:

Fluorid (pjesa e bardhë) është përbërësi më i vlefshëm dhe më i rëndësishëm në pastën e dhëmbëve. Përmban substancën me ndihmën e së cilës dhëmbët zbardhen, por edhe më e rëndësishme është që mbron dhëmbët tuaj nga kariesi.

Xheli i kaltër (apo i gjelbër) ka ndikim kundër mikrobeve, freskon erën tuaj të gojës dhe mbron brendinë e gojës nga bakteret.

Xheli i kuq është shtuar më vonë dhe përmban disa nga elementet kyç për shëndetin e mishit të dhëmbëve. Dukja e këtillë e pastës nuk është e domosdoshme, mirëpo paraqet strategji të shkëlqyeshme marketingu.

Gjithashtu, ekziston edhe sekreti i cili fshihet në fund të vetë ambalazhit. Aty, gjithnjë shohim një ngjyrë, mbase është dukur si diçka pa rëndësi, ose të tjerë as që e kanë vënë re, por ajo mund të jetë një nga gjërat më të rëndësishme.

Nëse ngjyra në fund të pastës është:

E gjelbër – Pasta është natyrale

E kaltër – Natyrale + medikamente

E kuqe – Natyrale + kimikate

E zezë – E gjithë pasta është me përmbajtje kimike

Tani ju e dini se çfarë paste duhet të përdorni.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker