Mes thirrjeve të shumta anti- Kosovë, Zvicra humbë ndaj Serbisë
(Lajm i përditësuar)
Mes thirrjeve të shumta anti- Kosovë, Zvicra humbë ndaj Serbisë
Zvicra ka pësuar humbje ndaj Serbisë në Leskovc me rezultat 2-0.
Në këtë përballje tifozët serbë kanë bërë thirrje të shumta kundër Kosovës.
Serbia kalon në epërsi në fund të pjesës së parë
Serbia ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Zvicrës pasi Zvicra shënoi auto-gol
Zvicër- Serbi 0 : 0, tifozët serbë vazhdojnë thirrjet anti- Kosovë
Rezlutati i ndeshjes mes Zvicrës dhe Serbisë aktulaisht është 0: 0.
Derisa tifozët serbë nuk po ndalin thirrjet anti-Kosovë në ndeshjen ndaj Zvicrës në Leskovc.
“Kosova – Serbia”, “kush nuk kërcen është shqiptar”.
Tifozët serbë në kor para Xhakës: Kosova, zemra e Serbisë
Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës, para nisjes, ka dal të jetë me tensione dhe provokime të tifozëve serb, si kundrejt shtetit të Kosovës, po ashtu edhe futbollisti me prejadhje nga vendi ynë, Granit Xhakës.
Para stadiumit “Duboçica” në Leskovc është parë një konfrontim i policisë me tifozët që vraponin në rrugë dhe gjithçka ka ndodhur para fillimit të ndeshjes.
Disa orë para nisjes së takimit, huliganë serbë në Leskovc, kanë defiluar me një baner ku shkruante “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.
Baneri është shfaqur nga huliganët serbë në qytetin e vogël në afërsi të kufirit me Kosovën.
Me fillim të ndeshjes tifozët serbë kanë nisur në kor të vazhdueshëm thirrjet: Kosova Serbi dhe Kosova është zemra e Serbisë