​Merren masa të rrepta sigurie për finalen e Kupës së Kosovës në basketboll

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka bërë të ditur se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për organizimin e një eventi të sigurt dhe të suksesshëm për finalen e ProCredit Kupës së Kosovës. Në kuadër të përgatitjeve, FBK ka zhvilluar takime me Policinë e Kosovës, Sigurimin Privat, përfaqësuesit e klubeve dhe përfaqësuesit e tifozërive për të garantuar një mbarëvajtje të qetë dhe profesionale të finales.

FBK gjithashtu ka bërë të ditur se të ardhurat nga shitja e biletave do të përdoren për mbulimin e shpenzimeve të organizimit, duke përfshirë sigurinë, logjistikën, trofetë, medaljet dhe aspektet e brendimit e marketingut të eventit.

Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, FBK ka bërë të ditur se janë marrë masat e mëposhtme:

Kontroll i rreptë në hyrje – Të gjithë tifozët dhe të ftuarit VIP do të kontrollohen për të shmangur sjelljet e papërshtatshme dhe objektet e palejuara.

Parandalimi i falsifikimit të biletave – Biletat do të përmbajnë elemente sigurie për të parandaluar çdo tentativë falsifikimi. Çdo përpjekje për hyrje me bileta të falsifikuara do të ndalohet rreptësishtë.

Ndalesa për dalje gjatë pauzës – Gjatë pushimit mes dy pjesëve, tifozët nuk do të lejohen të dalin jashtë palestrës. Kjo masë vlen edhe për tifozët VIP, të cilët do të kenë qasje vetëm në hapësirat e brendshme.

Finalja ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit zhvillohet të mërkurën nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker