“Merr para nga shqiptarët”, dënohen shpifjet e Vuçiqit për analistin amerikan

Analisti i politikës së jashtme Edward Joseph ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se presidenti serb Aleksandar Vuçiq e ka akuzuar atë se është agjent shqiptar dhe se ka marrë “shumë para nga shqiptarët”.

Këto deklarata Vuçiq i bëri më 30 dhjetor gjatë një paraqitje në TV Prva.

Byroja e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike e Departamentit të Shtetit ka reaguar duke thënë se “taktikat e shpifjeve kundër qytetarëve” si kjo nuk kanë vend në shoqëritë demokratike.

“Zërat e pavarur dhe organizatat e shoqërisë civile promovojnë llogaridhënien dhe transparencën. Ne vlerësojmë ata që ndërtojnë një shoqëri paqësore në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në reagimin e tyre në një foto bashkangjitur me emisarin amerikan, Gabriel Escobar.

Ky pretendim është krejtësisht i rremë dhe Vuçiq nuk ka prova që të mbështesin akuzat e tij të rënda, sepse një marrëdhënie e tillë nuk ka ekzistuar kurrë, tha më herët Joseph.

Pikëpamjet e mia janë produkt i punës dhjetë vjeçare në terren, në të gjitha konfliktet në Ballkan, përfshirë edhe vitet e luftës”, shkruan ai në reagimin e tij.

Jozef, i cili ishte nënkryetar i misionit të OSBE-së në Kosovë dhe që është ligjërues në Institutin Johns Hopkins, thekson se përpjekjet e tij fokusohen në mirëqenien e serbëve të Kosovës, “dhe jo në ‘kompensimin’ e Beogradit”.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!