Memli Krasniqi: Forcat politike të Kosovës në Luginë, duhet të jetë në funksion të ruajtjes së unitetit

Krasniqi: Forcat politike të Kosovës në Luginë, duhet të jetë në funksion të ruajtjes së unitetit.

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi takon kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa.

Krasniqi e Mustafa kanë diskutuar për zhvillimet politike, me theks të veçantë pozitën e shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës dhe problemet me të cilat ata ballafaqohen.

“Kënaqësi e veçantë të pres sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafi, me të cilin diskutuam për zhvillimet politike, me theks të veçantë pozitën e shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës dhe problemet me të cilat ata ballafaqohen.

Bashkë u dakorduam që angazhimi i forcave politike të Kosovës në Luginë, duhet të jetë në funksion të ruajtjes së unitetit për çështjet e rëndësishme për popullin shqiptar atje, e në asnjë mënyrë për të krijuar favorizime apo ndasi ndërmjet shqiptarëve”, ka shkruar Krasniqi.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!