​Melinda, Buta, Blerando e shumë të tjerë sonte ndezin skenën në Beerfest Kosova

Melinda, Buta, Blerando, David Dreshaj, Ndriqim Gazija, Diana Mehmetaj, Yll Matoshi, Kronz dhe Toxic Records do të jenë yjet e natës së tretë të Beerfest Kosova 2025, duke sjellë energji, ritëm dhe performanca të paharrueshme për mijëra vizitorë që pritet ta mbushin lokacionin prapa Pallatit të Rinisë.

Kjo mbrëmje do të jetë një tjetër dëshmi se pse Beerfest është festivali më i madh i birrës dhe muzikës live në Kosovë.

Përveç skenës muzikore, festivali ofron një përvojë unike me shumëllojshmëri birrash nga brendet vendore dhe ndërkombëtare, ushqime të shijshme, që e bëjnë këtë event një pikë takimi për dashamirët e verës dhe atmosferës së mirë.

Beerfest Kosova 2025 ka filluar më 14 qershor dhe do të zgjasë deri më 17 qershor, duke sjellë katër net të mbushura me festë, miqësi dhe argëtim.

Vit pas viti, festivali vazhdon të forcojë pozitën e tij si një prej ngjarjeve më të dashura në vend – një festë që i bashkon njerëzit përmes muzikës dhe shijes.

Beerfest Kosova, aty ku vera ka tjetër shije.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker