Mega-operacion i SPAK në Tiranë, 11 të arrestuar – mes tyre edhe drejtues policie. Akuzat nga pastrim parash te ndihmë në vrasje
Ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani është shoqëruar në polici bashkë me 11 persona të tjerë.
Ende nuk dihen arsyet e shoqërimit në polici, ndërsa operacioni është në zhvillim e sipër në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme.
Prokurori Vladimir Mara ka paraqitur kërkesën e miratuar nga GJKKO. Paraprakisht thonë burime jo zyrtare përfshirë në operacion janë 5 punonjës ose ish-punonjës policie.
Mes personave që ka urdhër arrest edhe me funksion drejtues në sektorë të policisë si dhe një nga djemtë e Breçanit.
Transkriptimi i komunikimeve në aplikacionin Sky ka zbërthyer grupin dhe janë ngritur mbi ta akuzat për të paktën 6 vepra penale.
Urdher arresti ka edhe per Ervin Maten i njohur ai armiku i Ervis Martinajt.
Lajmi në përditësim…
Lajmet Mega-operacion i SPAK në Tiranë, 11 të arrestuar – mes tyre edhe drejtues policie. Akuzat nga pastrim parash te ndihmë në vrasje >> Rahoveci INFO.