Mediat serbe: Qytetarët në Veri mund të tërheqin sasi te kufizuar të dinarëve nga pagat e tyre

Punëtorët e ndërmarrjeve komunale në Veri Kosovës kanë mundur të tërheqin një sasi të kufizuar të pagave të marra nga Serbia, por nuk kanë mundur ta tërheqin të plotë.

Rreth 200 punëtorë, në mesin e tyre edhe punëtorë të ndërmarrjes publike komunale “Vodovod i Standard”, nuk kanë mundur t’i marrin pagat në postë dhe në bankën Poštanska Stedionica, të cilat u janë paguar në këto llogari pasi nuk kishte dinarë.

Siç raporton Tanjug, njëra nga të mbledhurit para Poshtanska shtedionica Slladana Milenkoviq tha se është e indinjuar nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës, për të cilin thotë se ua “ndërlikon shumë jetën e përditshme”.

“Na e vështirëson jetën, nuk mund të marrim rrogën. Jo të gjithë mund të shkojnë në Serbinë qendrore për rrogën e tyre. Ka të moshuar dhe të sëmurë. Një herë kam arritur të tërheq 10 mijë dinarë këtu, por edhe kaq është kufizuar”, tha Sladana Milenkoviq.

Edhe RTS ka raportuar, duke thënë se “në bankomat nuk ka para, por në sportele mund të tërheqin deri në 10.000 dinarë”.

Lajmet Mediat serbe: Qytetarët në Veri mund të tërheqin sasi te kufizuar të dinarëve nga pagat e tyre >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>