Mediat serbe: Arrestohet në Beograd spiuni që i shërbente Shqipërisë

Mediat serbe pretendojnë se anëtarët e Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA) kanë zbuluar dhe shkatërruar një tjetër rrjet spiunazhi në territorin e Serbisë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat serbe dyshohet se personi i arrestuar është bashkëpunëtor i Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë.

“Rtv.rs”, shkruan se i autori vendosi kontakte me strukturën e sigurisë që funksionon nën autoritetin e institucioneve të përkohshme të Prishtinës, “Agjencia e Inteligjencës së Kosovës”, dhe ishte i angazhuar në mbledhjen e të dhënave politike, të sigurisë dhe ekonomisë në Serbi.

Dyshohet se spiuni ka mbledhur informacione për pjesëtarë individualë të shërbimeve të sigurisë së Serbisë, ku ka ndikuar në situatën në veri të Kosovës.

Autoritetet serbe pretendojnë se i arrestuari ka filmuar lëvizjet e forcave të sigurisë serbe në zonën e komunës së Rashkës, në radhë të parë të njësive të Ushtrisë Serbe.

Synimi i tij ishte të mblidhte sa më shumë materiale video që t’ia dorëzonte shërbimit inteligjent të Shqipërisë, shkruajnë më tej mediat serbe.

Lajmet Mediat serbe: Arrestohet në Beograd spiuni që i shërbente Shqipërisë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>