Mediat italiane “gozhdojnë” Kumbullën

Cremonese e ka befasuar Romën, duke e eliminuar nga Kupa e Italisë me fitoren 2:1.
Ishte një dështim i zhurmshëm i Romës në këtë garë, duke u eliminuar përpara 60 mijë tifozësh. Gjithçka nis me gabimin e rëndë në mbrojtje të Marash Kumbullës, i cili i hap rrugën kundërshtarit duke pësuar golin e parë të sfidës.
Të gjitha mediat italiane janë në të njëjtin mendim, Kumbulla kontrollon dobët topin dhe i jep mundësinë kundërshtarit të përballet i vetëm me portierin, ku ky i fundit shkakton një penallti më pas dhe qe transformohet në gol.

Kumbulla u zëvendësua nga Mourinho në fillim të pjesës së dytë, pasi tekniku portugez nuk mund ta përtypte atë gabim të mbrojtësit shqiptar.
Vlerësimet e mediave italiane për Kumbullën:
Tuttomercatoweb: 4,5
Gazzetta dello Sport : 4
Corriere dello Sport : 4
Tuttosport : 4
Vocegiallorossa : 4
Lajmet Mediat italiane “gozhdojnë” Kumbullën >> Rahoveci.INFO.