Mediat greke rindërtojnë skenën 3D të vrasjes së Roan Brahimit, autorët i ‘rezervuan’ edhe vendin e parkimit

Autorët e vrasjes së Roan Brahimit mbrëmjen e djeshme në Athinë, i kishin rezervuar viktimës së tyre edhe vendin e parkimit, kështu raportojnë mediat greke teksa kanë rindërtuar edhe skenën e krimit.

Përveç faktit që ata kishim mbajtur nën vëzhgim për një kohë të gjatë gruan dhe fëmijën e tij në Greqi, në pritje që Brahimi të bashkohej me ta, autorët ishin një hap para edhe në ekzekutimin e ndodhur mbrëmë.

Siç raportojnë autoritete greke, të dy ishin me motor, me skafandra në kokë për të mbuluar pamjen. Ata e parkuan motorin sa për të zënë një vend parkimi në zonën e populluar të rrugës “Byron”.

Me të parë makinën e zezë të Roan Brahimit, ata lëshuan vendin e parkingut dhe bënë një rrotullim në zonë. Në momentin që u kthyen, Brahimi kishte parkuar dhe kishte hapur pak xhamin e makinës.

Një nga autorët nxori pistoletën dhe e qëlloi me dy plumba, njëri e zuri fatalisht në kokë ndërsa fëmija 7-vjeçar thirri “babi!”.

Gruaja që ndodhej me të vë vendin e pasagjerit humbi për një çast ndjenjat teksa më pas doli nga makina e mbuluar nga gjaku.

“Dritarja ishte pak e hapur dhe e qëlluan nga aty. Ne po prisnim të vinte fëmija dhe më pas pashë motorin që po vinte dhe e qëlluan”, tha gruaja e viktimës.

Roan Brahimi fshhej në Dubai për shkak të hasmërive që kishte me grupet kriminale shqiptare. Ai kishte udhëtuar në disa shtete para se të shkonte në Greqi.

Viktima kishte familjen tjetër në Shqipëri ndërsa bashkëjetonte edhe me gruan në Athinë, me të cilën kishte një fëmijë.

Lajmet Mediat greke rindërtojnë skenën 3D të vrasjes së Roan Brahimit, autorët i ‘rezervuan’ edhe vendin e parkimit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>