Mediat e regjimit në Serbi: QUINT-i ultimatum Vuçiqit për barrikadat

Ambasadorët e QUINT’it i kanë dërguar Serbisë një ultimatum, bëjnë të ditur mediat që kontrollohen nga Vuçiq.

Sipas tyre ambasadorët e QUINT( SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania e Italia) i kanë dërguar ultimatum presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sonte duke i kërkuar heqjen e barikadave për 24 orë.

Siç raportohet, serbët duhet t’i heqin barrikadat, në të kundërtën “Albin Kurti do të marrë “dritën jeshile” për të dërguar forcat e tij speciale për heqjen e tyre”, raportojnë këto media.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!