ME VIDEO/ Plas sherri në studio, Laert Vasili i zbraz shishen me ujë njeriut të Belerit

Një debat i fortë verbal është përshkallëzuar në një episod të pakëndshëm në studio, duke marrë përmasa të tjera, ndonëse gjithçka ishte live në emision.

Aktori, Laert Vasili është përplasur verbalisht me sekretarin e Omonias, Marin Suli gjatë një interviste televizive ku po diskutohej për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi dhe çështja e Fredi Belerit.

I ftuar në emisionin “360 gradë” të Artur Zhejit, sekretari i OMONIA-s, iu drejtua Vasilit me fjalët ‘moj motër ule zëri”.

Kaq ka mjaftuar që Vasili të ngrihet dhe t’i hedhë ujë nga shishja e tij Sulit, i cili më pas ka braktisur studion.

Debati

Laert Vasili: Po deshe bërtas unë dhe pushojnë të gjithë.

Marin Suli: Ça ishte kjo me të bërtitur, moj motër ule zërin, se nuk jemi vlla.

Laert Vasili: Moj motër më thua mua?

(Në këtë moment Laert Vasili ngrihet nga karrigia me shishen e ujit në dorë. I afrohet Marin Sulit dhe ia zbraz ujin në kokë).

Laert Vasili: Unë jam njeri i besës. Motra jeni ju që e shisni s*mën në Omonia. Je qen. Qen.

Marin Suli: O laro pazari.

Pas kësaj situate ka ndërhyrë Zheji, ndërsa ka kaluar në publicitet për të qetësuar situatën.

Lajmet ME VIDEO/ Plas sherri në studio, Laert Vasili i zbraz shishen me ujë njeriut të Belerit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>