“Më parë e vras Albin Kurtin sesa që iku nga Kosova”, Klinaku intervistohet nga Policia

Faton Klinaku, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), është intervistuar nga Policia e Kosovës, pas një postimi në rrjetin social Facebook, ku tha se më parë e vret Kryeministrin Albin Kurti sesa që do t’ia lëshonte rrugën e të ikte nga Kosova.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, avokati i Klinakut, Ramë Dreshaj.

“Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar edhe me Klinakun për një koment lidhur me këtë çështje, i cili tha se Policia e kanë kryer obligimin ligjor dhe se në intervistim ka qenë bashkë me avokatin e tij.

“Ata e kanë obligim ligjor, unë shkova e kryva obligimin ligjor, me avokat isha”, tha ai.

I pyetur rreth kërkesave për të dhënë dorëheqje, Klinaku tha “Dorëheqje duhet të jepin këta që iu kanë dalë përgjimet”.

Ndryshe, përmes një postimi Klinaku ka shkruar se më parë do ta vriste Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, sesa të largohej nga Kosova.

Aq shumë i dëshpëruar votuesi i tij saqë tha:

Votën ia dhashë për ndryshim, e ndryshim lëre që nuk ka por po shkojmë edhe më shumë teposhtë si vend dhe s’ka mbetur tjetër gjë pos me ikë jashtë.

I thashë:

As se kam votu, as ndryshim për të mirë kurrsesi që nuk kam pritur nga ai, e sa i përket daljes jashtë, më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova.

P.S

Kosovën nuk duhet, e as që guxojnë ta lëshojnë ata që kanë luftuar për të”, ka shkruar ai.

Lajmet “Më parë e vras Albin Kurtin sesa që iku nga Kosova”, Klinaku intervistohet nga Policia >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!