Më 14 shkurt, shorti për grup moshat

Përfaqësueset e Kosovës për grup moshat U16, U18 dhe U20 për të dyja konkurrencat së shpejti do t’i mësojnë rivalët për sfidat e radhës.

Shorti për gjeneratat e reja të Kosovës do të hidhet më 14 shkurt. Te meshkujt do të garojnë Kosova U20 në Divizionin B, Kosova U18 në Divizionin B dhe Kosova U16 në Divizion C.

Ndërkohë te femrat, Kosova do të paraqitet me U20 në Divizionin B dhe me U18 në Divizionin C.

Divizioni B i meshkujve për U20 do të organizohet në Shkup të Maqedonisë nga 7 deri më 16 korrik 2023.

U18 i meshkujve mbahet në Matosinhos të Portugalisë nga 21 deri më 30 korrik 2023.

U16 i Divizioni C do të organizohet në Prishtinë nga 19 deri më 27 korrik 2023.

Ndërkohë, te femrat U20 i Divizioni B do të zhvillohet në Craiova të Rumanisë nga 28 korriku deri më 6 gusht 2023.

Divizioni C i femrave U18 do të mbahet në Durrës të Shqipërisë nga 1 deri më 6 gusht 2023.

Lajmet Më 14 shkurt, shorti për grup moshat >> Rahoveci.INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!