Mbyllja e TikTok-ut, Rama: Përdorimi i VPN është i rrezikshme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se ka përfunduar mbyllja e aplikacionit TikTok në telefonat smart.

Në serinë “Sy m’sy” në komunikim me qytetarët, kreu i qeverisë ka paralajmëruar edhe për përdorimin e VPN si një mjet për të pasur akses në aplikacion.

Rama u shpreh se VPN falas paraqesin rrezik pasi përdoren nga hakerat për të pasur akses në telefon apo të dhënat e qytetarëve. Ndërkaq, sipas kreut të qeverisë së shpejti përfaqësues të kompanisë TikTok do të vijnë në Shqipëri ku do të paraqesin edhe planin për rritjen e sigurisë për fëmijët e adoleshentët

“Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar në telefonat smart. Përdorimi i VPN është i rrezikshme sepse me VPN falas hakerat bëjnë namin, në grabitjen e të dhënave të telefonit. Kështu që duroni disa kohë pa TikTok deri kur të përfundojë edhe programi i përbashkët me kompaninë e cila do të vijë në Shqipëri së shpejti për të paraqitur planin për rritjen e sigurisë për fëmijët e adoleshentët në mënyrë që të gjithë të jeni të lumtur, kompania, prindërit, fëmijët, mësuesit por edhe ne”, tha ai.

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se drejtësia e re është një nga arritjet më të mëdha të Partisë Socialiste dhe një nga sfidat më të mëdha të vendit.

Ai e quajti Fatos Nanon “të burgosurin e fundit politik” në Shqipëri dhe theksoi se, ndërsa ka përpara një luftë të gjatë, kthesa është e dukshme dhe e vlerësuar nga Bashkimi Evropian dhe familja e madhe europiane.

Rama theksoi se e ardhmja e Shqipërisë brenda BE-së kalon përmes një sistemi të drejtësisë që ofron barazi për të gjithë, pa dallim. Ai nënvizoi se Shqipëria nuk mund të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian pa demonstruar se ka arritur nivel barazie përpara ligjit.

Duke folur për 11 majin, ai bëri thirrje për një mbështetje të gjerë të Partisë Socialiste, duke theksuar se vota e socialistëve dhe jo socialistëve është e nevojshme për të mos u kthyer në të kaluarën e një sistemi të drejtësisë që ai e cilësoi si jo të drejtë.

“Fatos Nano është i burgosuri i fundit politik në vend. Është një luftë e gjatë dhe kthesa është e dukshme dhe e vlerësuar lart nga BE dhe familja e madhe, tek e cila duam që të hyjmë e ku nuk bashkohemi dot nëse nuk tregojmë se kemi barazi para ligjit. Drejtësia e re është bëma më e madhe e PS. Kjo luftë udhëhiqet nga unë, që drejtësia të bëjë drejtësi. PS duhet votuar më 11 maj nga socialistë, por edhe jo socialistë. Duhet mos kthehemi aty ku ishim, në llumin e një drejtësie që nuk ishte drejtësi”., tha Rama.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker