Mbyllet dilema, Strakosha prezantohet te klubi grek
Thomas Strakosha ka nisur sot zyrtarisht aventurën e re në karrierë, duke u bërë pjesë e klubit të AEK në Athinë.
Portieri shqiptar i ka dhënë lamtumirën Anglisë ku ishte pjesë e Brentfrod, për t’u transferuar në Greqi, vend në të cilin kthehet 12 vite pasi ishte larguar për t’iu bashkuar akademisë së Lacios.
Klubi ka bërë njoftimin zyrtar në faqen e vet, duke sqaruar se portieri 29-vjecar shqiptar ka firmosur një kontratë afatgjatë deri në vitin 2029.
“Unë jam shumë i lumtur që transferimi im te AEK u kompletua.
Po pres me padurim që të nis stërvitjen dhe të jem në gatishmëri të trajnerit tim.
Që nga sot nuk ka më fjalë, vetëm punë”, ishin fjalët e para të Strakoshës si portieri i klubit grek.
Kujtojmë se Strakosha kishte edhe oferta nga Seria A ku ka luajtur më parë me Lazion, por këtë herë portieri shqiptar zgjodhi AEK-un.
Lajmet Mbyllet dilema, Strakosha prezantohet te klubi grek >> Rahoveci INFO.