​Mbrojtësi shqiptar refuzon ofertë të madhe nga Katari

Berat Gjimshiti ka refuzuar një ofertë të rëndësishme nga klubi katariot Al Rayyan, duke konfirmuar përkushtimin e tij ndaj Atalantës.

Sipas “Football Italia”, mbrojtësi shqiptar ka deklaruar se ndihet shumë mirë në Bergamo dhe nuk ka asnjë dëshirë të largohet nga skuadra që ka ndihmuar të arrijë sukses historik në vitet e fundit.

Al Rayyan kishte shprehur interes serioz për të dhe kishte ofruar një kontratë të majme, por Gjimshiti e ka bërë të qartë se prioriteti i tij mbetet Atalanta. Ai është një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes së trajnerit Gian Piero Gasperinit dhe një figurë e rëndësishme në dhomat e zhveshjes.

Pavarësisht ofertës financiare, lojtari i kombëtares shqiptare ka zgjedhur të vazhdojë aventurën në Serie A, ku pritet të jetë përsëri një element kyç në sezonin e ardhshëm.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker