Mblidhet qeveria, merr këto vendime

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje në mënyrë elektronike, ku dhe ka marrë disa vendime.

Ekzekutivi ka njoftuar se është marrë vendimi për anulimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 14/186 të datës 24 janar 2024.

Gjithashtu është marrë vendim për ndarjen e mjeteve buxhetore për mbështetje të Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, në vlerë prej 31,530.00 € me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve avokuese për çështjen e popullit shqiptar të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, para institucioneve të Bashkimit Evropian, dhe kompensimit të mjeteve të zvogëluara nga Qeveria e Serbisë përmes ndarjes buxhetore për Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Lajmet Mblidhet qeveria, merr këto vendime >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>