Mblidhet Qeveria e Kosovës, këto janë pikat në rendin e ditës

Qeveria e Kosovës të mërkurën e 11 janarit do të mbajë mbledhjen e radhës duke filluar nga ora 10:00.

“Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. Vendi: Ndërtesa e Qeverisë. Koha:10:00‪”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Siç mësohet, në mbledhjen e Qeverisë do të diskutohet për shqyrtimin e propozim-vendimit për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin me energji.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohet edhe ndarja e fondeve për disa organizata të caktuara joqeveritare.

Kjo mbledhje vjen në ditën kur Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit (DASh), Derek Chollet do të vizitojë Kosovën.

Këtë vizitë do ta bëjë në mes të përpjekjeve të reja ndërkombëtare për të përshpejtuar procesin e normalizimit të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.

Chollet do të qëndrojë më 11 janar edhe në Shkup, ndërkaq një ditë më pas do të vizitojë edhe Serbinë.

Në Prishtinë, Chollet fillimisht do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në orën 13:30, ndërkaq një orë më pas është paraparë takimi me kryeministrin Albin Kurti.

Sipas njoftimit të DASH-it, ai do të bisedojë me krerët në Kosovë dhe të Serbisë për integrimin euroatlantik, përfshirë edhe arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve mes dy shteteve, të bazuar në njohje reciproke.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!