Mbledhja e Qeverisë në Shëngjin, Rama: Do prodhojmë automjete për nevojat e shtetit dhe eksport

Kryeministri Edi Rama njoftoi se Shqipëria ka gati një projekt për të prodhuar makina për nevojat e shtetit, me kompaninë e një shqiptareje tjetër, Arjeta Puca.

Në fjalën e tij për mediat, pas mbledhjes që pati në Lezhë, kreu i qeverisë tha se këto makina do të vihen në shërbim për nevojat e Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë Kombëtare të Transportit.

Krijimin e një shoqërie aksionere për prodhimin e automjeteve për nevojat e shtetit dhe për eksport është një projekt shumë i bukur, që do të na japë mundësinë që të prodhojmë për nevojat e ministrisë së shëndetësisë, të brendshme, të agjencisë kombëtare të transportit dhe për eksport, duke u bazuar te ekspertiza e një vajze shqiptare, me të cilën jemi duke ndërtuar këtë proces, me ndërmarrjen e saj modeste, por që fiton gara ndërkombëtare për të dërguar autoambulanca nga Ukrainë në Serbi.

Arjeta Puca është sipërmarrëse që aktualisht prodhon makina në fabrikën e saj në Shqipëri dhe është përzgjedhur nga OKB për të prodhuar 500 autoambulanca që kanë shkuar për Ukrainën. Së bashku me familjen, Arjeta ka themeluar në vitin 2016, kompaninë TIMAK, duke prodhuar deri tani mbi 150 autoambulanca, për spitalet shqiptare si edhe për vendet fqinje si Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Turqia etj. Aktualisht, Puca prodhon makina në të dalë të Tiranës“, tha Rama.

Në fokus theksoi se ishte edhe infrastruktura.

Kryeministri Rama tha se ka ndryshuar plani për Porto Romanon dhe do të kalohet me financim të brendshëm.

Porto Romani do të ketë së shpejti një ndryshim dhe është një projekt strategjik duke qenë se kemi përfshirë është NATO-n në këtë proces. Do të kalojë me financim të brendshëm në mënyrë që të mos varemi nga kohët e tejzgjatura. Këto janë projekte të mëdha që besoj u interesojnë të gjithëve. Një tjetër projekt i madh është që më në fund finalizojmë këtë vit dhe hapim aktivitetin e Agjencisë Kombëtare të Transportit dhe jemi një vend që synojmë të bëhemi kampionë absolut për turizmin.

Sipas një të dhënë të re Vlora, është një nga 10 destinacionet më të rezervuara në botë për sezonin e ri, kuptohet në terma relativë, pra fluksi ka qenë në dhjetëshen e parë. Agjencia Kombëtare e transportit do të shërbejë për kalimin në një nivel tjetër të sistemit të transportit dhe të mbulojë një nivel të tjetër të transportit të mësuesve dhe fëmijëve. Do të dëgjoni edhe krijimin e një shoqërie aksionere për prodhimin e automjeteve, një projekt që do të na japë mundësinë që të prodhojmë për nevojat e Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Brendshme dhe patjetër edhe për eksport, duke u bazuar tek ekspertiza e një vajze shqiptare që e njihni të gjithë”, tha ai më tej.

Lajmet Mbledhja e Qeverisë në Shëngjin, Rama: Do prodhojmë automjete për nevojat e shtetit dhe eksport >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>