“Mbi 700 produkte me çmime më të ulët për 10%” – LSDM: Shporta është një mashtrim nga pushteti

Për 10% çmime më të ulëta në markete në periudhën prej 15 nëntorit deri më 15 dhjetor. Kështu do të përllogariten çmimet e mbi 700 produkteve bazë ushqimore të shportës së konsumatorëve për vitin e ri, që nga fundjava e ardhshme duhet të shiten me çmime më të ulët për së paku 10%. Një javë para fillimit të fushatës, qeveria u lavdërua se shporta u zgjerua me produkte shtesë dhe tani numri i produkteve është mbi 700.
Sipas LSDM-së, e ashtuquajtura shporta e vitit të ri është një mashtrim i ri për qytetarët nga ana e pushtetit. Thonë se qeveria manipulon vetëdijshëm me qytetarët ndërsa i mbron tregtarët. Qëllimisht u ka lënë hapësirë që t’i rrisin çmimet e produkteve bazë ushqimore për 15-20%.
Inspektorët e tregut i ndjekin çmimet e produkteve që do të përfshihen me shportën e vitit të ri. Parashihen gjoba për tregtarët nëse nuk e respektojnë marrëveshjen me qeverinë.
Në shportën e vitit të ri do të gjenden produkte bazë ushqimorë, buka dhe drithërat, mishi dhe produkte të mishit, peshku, qumështi dhe bulmetet, ëmbëlsirat, fruta e freskët, e ngrirë dhe e konservuar, perimet, pijet alkoolike dhe jo alkoolike. /TV21