Mbi 60 milionë euro të BE-së, peng i formimit të institucioneve

Mbi 60 milionë euro si parafinancim për Kosovën nga plani i rritjes së BE-së vazhdojnë të jenë peng i formimit të institucioneve të reja, konkretisht, konstituimit të Kuvendit.
Kjo pasi që në legjislativ duhet të ratifikohet marrëveshja për Instrumentin e Planit të Rritjes dhe Marrëveshja për Hua të cilat qëndrojnë në sirtarë të këtij institucioni që nga dhjetori i vitit të kaluar.
Qeveria e Kosovës tha për RTV21 se konstituimi i legjislaturës së re i hapë rrugë lëshimit të fondeve por nuk komentoi mbi pasojat e vonesave në këtë drejtim..
“Kosova ka miratuar në qeveri vitin e kaluar Agjendën e Reformave gjersa përmes këtij instrumenti vendi ynë do të mund të përfitojë deri në 882.6 milionë euro, në formën e huave dhe granteve, për periudhën 2024-2027. Si hap vijues është ratifikimi në Kuvend i Marrëveshjes për Instrumentin e Planit të Rritjes dhe Marrëveshja për Hua. Me konstituimin e legjislaturës së re, hapet rruga për votimin e miratimin e të njëjtave. Pas këtij miratimi, hapet rruga për lëshimin e fondeve nga Bashkimi Evropian”, tha ai.
Nëse Kosova arrin që në Kuvend ta ratifikojë marrëveshjen me BE-në, sipas Komisionit Evropian pagesat e para të rregullta do të bëheshin ndërmjet tremujorit të dytë dhe të tretë të këtij viti.
“Komisioni dhe Kosova tani po përfundojnë hapat procedurale, të cilat duhet të lejojnë që lëshimi i parapagimit të realizohet sa më shpejt të jetë e mundur në vitin 2025, në pritje të procesit të ratifikimit nga Kosova. Pagesat e para të rregullta priten të realizohen ndërmjet tremujorëve të dytë dhe të tretë të vitit 2025, pas përmbushjes së kushteve të lidhura me reformat”,
Njohës të çështjeve politike dhe ekonomike, ndërkaq vlerësojnë se çdo vonesë në formimin e institucioneve të reja e penalizon Kosovën nga përfitimi i mjeteve të Planit të rritjes.
Në Odën Ekonomike të Kosovës thonë se Kosova nuk e ka komoditetin që vonohet në këtë drejtim.
“Përveç planit ekonomik përgjigje mosformimi institucioneve e fut ksn ne një situate te vështirë ekonomike. Edhe të plani rritjes që është dashur ta ratifkojmë marrëveshjen dhe t’i marrin mjetet e parfinancimit. Ne s’kemi komoditetin te mbesim mbrapa dhe ti vonojmë e institucionet marrë parasysh gjendje ekonomike që jemi. Nëse do të ketë ngecje , vendet e rajonit do të ecin më shpejtë të derisa besim mbrapa dhe s’guxon t’i ndodh Kosovës kjo”, tha për rtv21 Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës
Në Grupin për Studime Juridike dhe politike vënë në pah mundësinë e humbjes së mjeteve të parafinancimit pikërisht për shkak të mosformimit të institucioneve.
“Hapi i vetem i nevojshëm për të marrë parafinancimin nga plani i rritjes është ratifikimi i kësaj marrëveshje në Kuvend, Shqiëpria dhe Maqedonia e janë bërë këtë dhe do t’i marrin 7% dhe Kosova pasi që s’a ende institucione nuk mund të përfitojë nga shuma. Ndikon negativisht sepse bëhet fjalë për 7% të shumës totale që dmth rreth 61 milionë dhe ne mund ‘ti humbnim këto mjete thjesht për shkak se s’kemi institucone Sa me herët te certifikohen zgjedhjet të themelohen institucionet, dhe hapi parë i Kuvendit duhet të jetë ratifikimi i marrëveshjes….Duhet të tregojmë se jemi shtet serioz për integrim …Sa me shumë vonohet qeveria aq më shumë vonohet zbatimi i planit të rritjes. Gjatë pranverës skenari më i mirë, nëse zvarritet informimi i institucioneve kalon vera ose vjeshta”, tha Besar Gërgi nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.
Edhe ish-diplomati Blerim Canaj, thotë se vonesat drejt themelimit të institucioneve të reja e dëmtojnë Kosovën në Planin e Rritjes.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë vendet e para të rajonit të cilat të cilat Bashkimi Evropian ka bërë pagesat e para financimit nga Plani i rritjes në Ballkanin Perëndimor. Derisa u raportua se së shpejti pagesa do të bëhet dhe për Serbinë.
Plani i rritjes i BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor përfshinë shumën prej 6 miliardë euro prej të cilave 2 miliardë euro janë grante pa kthim, ndërsa 4 miliardë në formën e kredive të favorshme. Kosova pritet t’i përfitojë mbi 800 milionë euro./RTV21/21Media