Mbi 6 muaj në arrest shtëpie, ish-kryeministri Sali Berisha i drejtohet Gjykatës së Strasburgut

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është drejtuar Strasburgut pas më shumë se gjashtë muaj ‘arrest shtëpie’ me vendim të GJKKO.

Me anë të një kërkesë padie, avokatët e liderit të opozitës, i kërkojnë Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut që të ndërhyjë për heqjen e masës ‘arrest shtëpie’, i cili është një vendim i pabazuar në ligj.

Në kërkesë padinë e depozituar, Berisha i ka renditur gjykatës së Strasburgut të gjitha përpjekjet që  ligjore që bëri në Shqipëri, me kërkesa të vazhdueshme për zhbërjen e masave shtrënguese përfshi edhe kërkesën për ta lejuar të shkonte në parlament. Por gjykatat sipas mbrojtjes i shkelën këto të drejtat, jo vetëm duke mos e dëgjuar por edhe duke i zbardhur vendimet ngadalë.

Si fakt për të mbështetur këtë pretendim, Berisha përmend në kërkesë padi edhe Gjykatën e Lartë që një vendim të muajit mars e zbardhi dy muaj me vonesë.

Lajmet Mbi 6 muaj në arrest shtëpie, ish-kryeministri Sali Berisha i drejtohet Gjykatës së Strasburgut >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>