Mbi 28 mijë viktima nga tërmetet në Turqi e Siri

Numri i viktimave në Turqi e Siri ka arritur në 28.192.
Në Turqi kanë vdekur 24.617 persona, këtë e konfirmoi zëvëndëspresidenti turk, Fuat Oktay gjatë një konference të shtunën mbrëma, raporton CNN.
Në Siri numri total i vdekjeve është 3575 duke përfshirë edhe 2167 bazuar në të dhënënat e grupit të mbrojtjes “Helmetat e Bardha”.