Mbi 23 mijë persona do të angazhohen për zgjedhjet në Veri, kostoja mbi 8 milionë €

Për zgjedhjet e parakohshme në komunat veriore Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, pritet të angazhohen mbi 23 mijë persona.

Kjo përfshin personelin e nevojshëm për të siguruar që procesi zgjedhor të zhvillohet në mënyrë të rregullt. Kostoja totale e këtij procesi pritet të jetë mbi 8 milionë euro.

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të premten, është diskutuar për procesin e votimit në katër komunat veriore.

Kostoja e planifikuar për angazhimin e tyre në zgjedhjet parlamentare për vitin 2025 llogaritet të jetë 4 milionë e 381 mijë euro.

“Për zgjedhjet parlamentare për nevoja të KQZ-së dhe sekretariat brenda që është profesional, janë 234. Për nevoja të QKN dhe KKZ-së janë 516 dhe si trupa menaxhues të zgjedhjeve janë 23 mijë 180 persona. Pra, në tërësi për zgjedhjet parlamentare planifikohet të angazhohen 23 mijë e 930 staf apo personel. Kostoja totale e planifikuar për zgjedhjet parlamentare vetëm për angazhim të stafit për vitin 2025 e kap shifrën prej 4 milionë e 381 mijë euro”.

Për zgjedhjet lokale, përfshirë zgjedhjet për kryetarë komune dhe për kuvendet komunale, pritet të angazhohen 23 mijë e 920 persona.

Kostoja për këtë proces pritet të jetë dyfishi i asaj të zgjedhjeve parlamentare, duke arritur në 8 milionë e 715 mijë euro.

Kostoja totale e planifikuar për zgjedhjet lokale është 13 milionë euro.

Lajmet Mbi 23 mijë persona do të angazhohen për zgjedhjet në Veri, kostoja mbi 8 milionë € >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>