Mbi 2.700 viktima nga tërmetet në Turqi dhe Siri

Më shumë se 2.700 njerëz kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.8 ballësh të Rihterit, i cili i goditi të dyja vendet mëngjesin e hershëm të së hënës dhe lëkundjet tjera pas tij.
Qindra persona besohet se ende janë të ngujuar nën rrënoja dhe numri i viktimave pritet të rritet. Punonjësit e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet mes rrënojave nëpër qytete dhe në vendbanimet në të gjithë zonën.
Turqia, ku ishte epiqendra e tërmetit, shpesh goditet nga tërmete të fuqishme.
Disa besojnë se ky ishte tërmeti më i madh që ka goditur Turqinë.
Sizmologu nga Longond College, Stephen Hicks, tha se edhe një tërmet prej 7.8 shkallësh kishte goditur Turqinë më 1939, duke vrarë 30.000 persona. /Rel